Çka kishte thënë deputetja e VV-së për profesorin që u bë viral në “TikTok”

Me një video duke vallëzuar, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, i ka dalë në mbrojtje profesorit nga Vushtrria, Lulzim Paci, që u bullizua nga një pjesë e komentuesve në rrjetet sociale.

Matoshi shkroi në Facebook se nuk është valltare profesionale, mirëpo “pas krejt sendeve që i kalova, nuk e kam në plan të ndalem duke u vallëzuar o profesor”.

Matoshi i bëri thirrje profesorit Paci të mos e ndalojë vallëzimin, për dallim nga deputetja tjetër e kësaj partie, Fjolla Ujkani, që veprimet e profesorit i quajti veprime të pahijshme dhe degjeneruese.

Çka kishte thënë deputetja e VV-së për profesorin që u bë viral në “TikTok”

“Nëse ti ishe kanë i huaji, kishe dal e kishte bë ndonjë vallëzim pa lidhje pa ritëm hiç, kishin thanë ‘qe bre këtyre të jashtit gjithçka iu ka hije’… ‘Këtyre të jashtit nuk ua ndin për send’”, shkroi Matoshi.

Shpërthen në lot profesori që u bë hit me videot në “TikTok”, ja çfarë i tha vëllaut të tij (Video)

Ndërkohë, deputetja e Fjolla Ujkani, kishte bërë thirrje që të merren masa ndaj profesorit të biologjisë.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lënë të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, thuhet në statusin e saj të publikuar më 27 janar.

Profesori i biologjisë, Lulzim Paci, ka shpërthyer në lot gjatë intervistës së sotme në KTV, teksa fliste sesi u bullizua pas publikimit të videove duke vallëzuar.

Ai deklaroi se ka marrë shumë komente negative, derisa u shpreh se askujt s’i ka bërë keq me ato veprime, përveç se sipas tij, i ka mbrojtur vlerat kombëtare.