Deputeti i VV-së e thotë troç: Nëse s’jam i dobishëm, largohem nga Kuvendi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka folur për mundësitë e largimit të tij apo jo nga ky subjekt politik i udhëhequr prej Albin Kurtit, raporton Gazeta Stop.

Sipas tij, nëse nuk ka rezultate në fund të mandatit të tij, atëherë shtoi se nuk ka as kuptim apo arsyeje që të vazhdojë tutje.

Mbajtja e pozitës së deputetit nëse i shkakton dëm vendit është negative dhe njëkohësisht e padobishme, thotë Rrahmani.

“Jo, por këto janë mundësitë që ndodhin shumë shpesh, natyrisht deri në fund shihet rezultati. Kur e shoh që angazhimi im 4-vjeçar s’ka pasur dobi, nuk ka asnjë kuptim dhe arsyeje me vazhdu edhe për katër vite tjera. Kur e vlerësoj që kam qenë i padobishëm për katër vite në Kuvendin e Kosovës, qëndrimi im do të jetë detyrimisht që mos të vazhdojë të jem pjesë e Kuvendit se i shkaktoj dëm vendit”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

Mes tjerash, ai theksoi se puna primare e deputetëve është mbikëqyrja e punëve të qeverisë dhe për secilin aktivitet që vjen në Kuvend prej ekzekutivit.