Deputetja Fjolla Ujkani i kërkon falje profes së Tik Tokut, thotë se reagimi i saj u shfrytëzua për sulme politike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka reaguar në lidhje me deklarimin e saj rreth videove të profesorit Lulzim Pacit.

Ajo i kërkoi falje Pacit, teksa shtoi se një numër i konsiderueshëm i atyre që kanë reaguar, sipas Ujkanit, e kanë shfrytëzuar për sulme politike.

“E kuptoj që një pjesë e njerëzve kanë reaguar me qëllim të mirë, mirëpo janë një numër i konsiderueshëm i tyre, që e kanë shfrytëzuar reagimin tim për sulme politike e qëllimkqija ndaj meje”.

“Më vjen shumë keq nëse reagimi im e ka lënduar profesorin Paci, për çka edhe i kërkojë falje publike”, ka shkruar Ujkani.

Më tej, ajo tha se reagimi i saj ka pasur për qëllim mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve si dhe mbrojtjen e kredibilitetit të shkollës, por jo lëndimin e dikujt tjetër.

“Unë, para se të jem deputete, kam qenë gjimnaziste e të njëjtës shkollë, pra kam reaguar si një ish gjimnaziste”.

“Prandaj, kërkoj nga të gjithë me mirëkuptim, që mos ta përdorin reagimin tim për sulme me qëllime politike kundër meje”, ka shkruar Ujkani.