Derbi i Gjilanit i takon Dritës

Drita e ka fituar derbin lokal kundër Gjilanit.

“Intelektualët” triumfuan me rezultat 2:0.

Për epërsinë e Dritës shënoi Almir Ajzeraj, në minutin e 32-të.

Kurse, për 2:0 realizoi Ardit Tahiri në të 78-tën.

Aktualisht, Drita gjendet në vendin e tretë me 15 pikë, ndërkaq Gjilani është e shtata me shtatë pikë.