Detaje për serinë e telefonave Galaxy S23 të Samsungut

Me afrimin e datës së prezantimit të gjeneratës së re të telefonave inteligjentë më të fuqishëm të Samsungut nga seria Galaxy S, në internet po qarkullojnë gjithnjë e më shumë thashetheme për këto pajisje, shkruan TechoNews.

Samsung Galaxy S23 Ultra, sipas këtyre informacioneve, do të ketë një ekran të madh me diagonale 17.2 centimentra dhe rezolucion prej 3088 x 1440 piksel, dhe do të fuqizohet nga një çip Snapdragon 8 Gen 2, i kombinuar me 8 GB ose 12 GB RAM.

Gjithashtu, përdoruesit do të mund të zgjedhin mes 256 GB, 512 GB dhe 1 TB hapësirë ​​për ruajtjen e të dhënave, e cila do të varet nga çmimi i pajisjes.

Kamera kryesore do të jetë me rezolucion 200MP, si dhe tre kamera shtesë në anën e pasme të telefonit – 12MP me kënd të gjerë, kamerë 10MP me zmadhim të trefishtë dhe kamerë 10MP me zmadhim edhe 10x.

Kapaciteti i baterisë është 4855 mAh dhe ndër të tjera telefoni vjen me sensorin e gjurmëve të gishtave të vendosur nën ekran.

Ultra do të jetë modeli më i fortë nga kjo seri, dhe përveç tij mund të presim edhe dy modele të tjera nga e njëjta seri – S23 dhe S23 Plus. Samsungu me shumë gjasa do t’i prezantojë në fund të shkurtit.