Dinari temë diskutimi në Bruksel, BQK: Edhe më parë kemi shprehur gatishmëri për takim me Bankën Popullore të Serbisë

Çështja e dinarit ka nxitur reagime të shumta nga faktori ndërkombëtar, të cilët kanë thënë se vendimi i BQK-së është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimin te komuniteti serb.

Madje për këtë çështje është paraparë që nesër në Bruksel të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë, takim ky i cili është ftuar nga ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak.

Ronaldo Sharka ironizon pas daljes së Albi Nakos nga Big Brother: Nuk e di a të kanë tr…

Kosovën këtë herë në këtë takim do ta përfaqësoj Banka Qendrore e Kosovës.

Lidhur me këtë nga Banka Qendrore e Kosovës kanë thënë për Telegrafin se BQK edhe më parë ka shprehur gatishmërinë që të takohet me Bankën Popullore të Serbisë për të diskutuar rreth lehtësirave për çështjen e dinarit.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro)”, kanë deklaruar nga BQK.

Tutje ata janë shprehur se “në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”.

Që nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi Rregullorja re e BQK-së për paratë e gatshme – ku thuhet se mjet i vetëm i pagesës në Kosovë është valuta euro.

Nga ajo datë nuk është lejuar futja e dinarit në Kosovë.