Dortmundi ia “dhuron” titullin Bayernit

Bayern Munichu e ka siguruar titullin e 11-të rresht në elitën e futbollit të Gjermanisë.

Bavarezët titullin e kampionit në Gjermani e fituan në rrethana dramatike, pasi gjithë sytë ishin kah dueli mes Dortmundit dhe Mainzit.

Dortmundi dhe Mainzi barazuan 2:2, kurse Bayerni të shtunën gjatë ditës, fitoi në udhëtim te Koelni me rezultatin 2:1.

Bayerni e fiton titullin e kampionit, pavarësisht se ka pikë të njëjta me Dortmundin që përfundoi i dyti në këtë edicion. Epitetin e më të mirit e fitoi pasi goldallimi i Bayernit është dukshëm më i mirë se ai i “verdhezinjve”.

Kingsley Coman shënoi që në minutën e tetë gol të bukur për epërsinë e mysafirëve.

Nga penalltia realizoi Dejan Ljubiçiq në minutën e 81-të.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, që automatikisht do ta shpallte Dortmundin kampion, në skenë doli 20-vjeçari Jamal Musiala që shënoi në imnutën e 89-të për rezultatin 2:1 dhe përfundimtar.

Bayerni e shpëtoi sezonin e sivjetmë me këtë titull, të cilin e fitoi me trajnerin Thomas Tuchel. Tuchel pasi mori drejtimin e Bayernit u eliminua nga Kupa e Gjermanisë dhe Liga e Kampionëve, por doli triumfues në Bundesligën gjermane.

Për gjigantin gjerman ishte titulli i 32-të në histori të klubit.