Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë e Prizren

Dy vdekje të dyshimta janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Policia njofton se në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, është raportuar se një burrë pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, ka ndërruar jetë.

“Rr. Fehmi Agani, Prishtinë 04.04.2023 – 11:50. Raportohet se viktimës mashkull kosovar pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa në Prizren, është raportuar se në objektin përcjellës të shtëpisë është gjetur pa shenja jete një femër.

“Prizren 04.04.2023 – 10:30. Raportohet se në objektin përcjellës të shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare”, thuhet tutje në raport.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.