E dhimbshme, gjendet edhe trupi i viktimës së 45-të nga aksidenti në Bullgari, është një fëmijë

Është gjetur edhe trupi i viktimës së 45 nga aksidenti tragjik që ka ndodhur mëngjesin e së martës në Bullgari.

Sipas mediumit bullgar BNT, viktima është një fëmijë.

Ndryshe autobusi, i cili ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, po udhëtonte nga Stambolli në Shkup i cili u aksidentua në autostradën “Struma”, ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan.