Edona gati ta lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Është njëra nga banoret më të pëlqyera të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, por Edona sot ka shokuar përkrahësit e saj.

E njëjta para pak çastesh u shpreh se është gati ta lë përfundimisht shtëpinë e BBVK, pasi siç shprehet ajo nuk ka fuqi më.

Është Blero ai i cili po mundohet t’ia ndryshoj mendjen Edonës, e cila po shprehet goxha gati për këtë vendim.

“As për cigare nuk po mendoj më, po mendoj ta lë krejt. Ta shoh tash. Jam lodhë”, u dëgjua teksa i tha Edona, Bleros.