Eksperti i sigurisë jep tre skenarë se si mund të këtë ndodhur vrasja e Liridona Murseli

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka folur në lidhje me rastin e mbrëmshëm një grua u vra në veturë.

Ai tha se duhen informacione shtesë për rastin duke treguar tre skenarë që mund të kenë ndodhur.

“Në fakt duhet të dim informacione shtesë, a kishin vlera monetare me vetë familjarët, në ato rrethana mund të rastisnin në polici. Mund të jenë tre skenare,1.Vrasje e organizuar2. Plaçkitje, 3. Mundësia e një vrasje me një çështje krejt tjetër“, tha ai në Kanal 10.

Kujtojmë se, Liridona Murseli dyshohet se u vra me armë zjarri nga hajnat, të cilët ua zunë priten derisa ajo së bashku me familjen e saj po udhëtonin me veturë .

Viktima është nënë e dy fëmijëve.