Ermal Krasniqi transferohet tek Rapid Bukureshti

Ermal Krasniqi do t’i bashkohet Rapid Bukureshtit në janar.

Mediumi rumun “Fanatik” ka raportuar se Rapidi ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe Clujin për transferimin e tij.

Cluji do të përfitojë 1 milionë euro nga shitja e Krasniqit, teksa do të mbajë edhe 20% të kartonit të tij.

Reprezentuesi kosovar me Rapidin është pajtuar për një kontratë dy-vjeçare, me pagë mujore prej 20 mijë eurosh.

25-vjeçari te Rapidi do të gjej dy sulmuesit tjerë kosovarë; Albion Rrahmanin dhe Florent Hasanin.