Erzen Zyberaj do të vrapoj 260 kilometra nga Prishtina në Tiranë për 28 Nëntor

Atleti Erzen Zyberaj është nisur sot nga Prishtina për një vrapim nga Kosova në Shqipëri, për festën e 28 Nëntorit, shkruan Gazeta Stop.

Ai rrugëtimin e tij nga Prishtina do ta përmbyllë në Tiranë, të martën mes orës 10:00 ose 11:00.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin Zyberaj për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash.

“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar Rama.