1.2 miliard euro remitanca nga diaspora në Kosovë

1 miliard e 200 milionë euro është vlera e remitancave të dërguara nga mërgimtarët në Kosovë, deri në muajin tetor.

Kështu bën të ditur Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Sipas BQK-së, vetëm gjatë muajit të kaluar janë 110.5 milionë euro.

“Sipas raportit, prurjet më të mëdha e këtyre dërgesave ishin nga institucionet financiare jo- bankare me pjesëmarrje prej 60.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.2% dhe bankat me 15.4%. Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 300.4 milionë euro. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.60 miliardë eurove”, thuhet në njoftimin e BQK-së,

Në fund, Banka Qendrore tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 496.5 milionë eurove.

● 1.2 miliard euro, vlera e dërgesave nga mërgata;

● 300.4 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimit;

● 2.6 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale;

● 496.5 milionë euro, asetet e ndërmjetësuesve të tjerë financiar;