FFK mban sot kuvendin e jashtëzakonshëm

Federata e Futbollit të Kosovë (FFK) do ta mbaj sot (e premte) Kuvendin e Jashtëzakonshëm në të cilin pritet të votohet statuti i ri i këtij institucioni.

Sot në selinë e FFK-së, në orën 11:00, do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm.

Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë miratimi i Statutit dhe akteve tjera normative të nevojshme.

Sipas FFK-së, Draft-Statuti është hartuar nga muaj prill i vitit të kaluar nga ekipi i përbërë prej tre zyrtarëve të UEFA-s, dy zyrtarëve të FIFA-s dhe nga komisioni i ekspertëve të FFK-së, në harmonizim të plotë me statutet e dy institucioneve të futbollit.

Punimet e Kuvendit të FFK-së do të transmetohen në kanalin zyrtar të FFK-së në Youtube.

Ndryshe, ndryshimet në statutin e FFK-së janë kërkuar nga komisioni vlerësues për licencim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.