FMN vlerëson lartë figurën e Guvernatorit Fehmi Mehmeti

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që është agjenci kryesore financiare e Kombeve të Bashkuara dhe një institucion financiar ndërkombëtar, me seli në Uashington, i përbërë nga mbi 190 vende, në një shkrim të postuar në Facebook, ka vlerësuar lartë e Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti.

Guvernatori Mehmeti, tha se asistenca teknike e FMN-së ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin e BQK-së.

“Mbështetja fillestare na ndihmoi të vendosim funksionet kryesore të institucionit tonë, duke formuar kështu strukturën e sistemit tonë financiar dhe stabilitetin e tij, mbështetja e vazhdueshme po na ndihmon në forcimin e kapaciteteve tona qeverisjeje dhe teknike, të cilat janë të nevojshme për të përballuar sfidat dhe kompleksitetin në rritje të rreziqeve dhe pasiguritë globale”, tha Mehmeti në një deklaratë të cilën e ka postuar në Facebook FMN.

Por, çfarë është Rishikimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR) i FMN-së?.

Rishikimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar, është një instrument për zhvillimin e kapaciteteve që ofron një bazë diagnostike, identifikon dobësitë kryesore në sistemet financiare dhe kapacitetet institucionale, dhe zhvillon një plan veprimi afatmesëm me prioritet për reformat e sektorit financiar të renditura mirë, dhe gjithashtu plotësohet nga zhvillimi i kapaciteteve përcjellëse aty ku është  nevojiten më së shumti. 

Ndryshe, FMN-ja deri më tani nuk ka përzgjedhur ndonjë zyrtarë nga Kosova të postoj deklaratë tillë në komunikimet zyrtare.