Fruta e vogël me përfitime të mëdha

Mushmolla është frutë e pasur me shumë anti-oksidant, anti-inflamator dhe ndihmon sistemin imunitar, raporton “stylecraze”

Kjo frutë duhet të konsumohet e freskët, në mënyrë që të ketë përfitimet shëndetësore nga ajo. Mushmolla është anëtare e familjes “rosaceae”, e cila piqet në vjeshtën e vonshme dhe konsiderohet si burim i shëndetshëm i sheqerit gjatë dimrit.

Mushmollat pasi që të piqen, lihen të qëndrojnë në një vned të freskët e të thatë derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë kafe. Ky proces njihet si “bletting”. Pa kësaj ato marrin një shije të ëmbël në të thartë.

Shija e kësaj frute përngjan shijes së mollës, të kombinuar me atë të dardhës. Ajo po rifiton popullaritet për shkak të vlerave ushqyese që përmban.

Mushmolla është e pasur me karoten, vitaminë C dhe vitaminë B kompleks. Ajo gjithashtu ka sasi të bollshme të kalciumit, hekurit, magnezit, natriumit dhe fosforit. Ndihmon në trajtimin e infeksioneve dhe inflamacioneve të zorrëve, dhimbjeve menstruale, diarresë, fryrjes së stomakut, gjakderdhjes së brendshme dhe forcon sistemin nervor.

Pasi që është e pasur me polifenole e flavonide mushmolla mbron nga sëmundjet si atherosclerosa, diabeti dhe sëmundjet kognitive.

Mushmolla përdoret edhe si aromatizues për verëra dhe mund të konsumohet edhe me djathëra.