Ftohet moti në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, por i qetë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të jetë më ftohtë. Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.