Gerard Pique zyrtarizon lidhjen, publikon fotografinë e parë me Clara Chian në Instagram

Gerard Pique bëri zyrtare lidhjen edhe në Instagram me të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti – vetëm disa javë pasi ish-bashkëshortja Shakira i bëri ‘diss’ përmes një kënge.

Çifti – të cilët dyshohet se filluan romancën e tyre teksa futbollisti ishte akoma me këngëtaren e “Beautiful Liar” – dukeshin të lumtur ndërsa pozuan nga oborri i një restoranti.

Dyshja u kombinuan me veshje tërësisht në të zeza teksa bënë një buzëqeshje të lehtë përpara kamerës.

Shakira dhe Gerard i dhanë fund zyrtarisht marrëdhënies së tyre në muajin qershor, pas 12 vitesh së bashku.

Gerard Pique zyrtarizon lidhjen, publikon fotografinë e parë me Clara Chian në Instagram.