Gjashtë pije që mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak

Ndërkohë që vera po afrohet, çdo ditë e më shumë po rekomandohet të konsumohen pije të përgatitura vet në shtëpi, shkruan India.com.

Në mënyrë që të parandalohen sëmundja e diabetit e ato të zemrës, dietologët këshillojnë të mos konsumohen pijet me sheqer të shtuar.

Një pije e përgatitur me fara chia e fruta do të ndihmojë të mbahet nën kontroll niveli i sheqerit në gjak. Farat chia janë të shëndetshme sepse përmbajnë acidin yndyror të njohur si omega3.

Lëngu i mollës, përmban shumë antioksidant dhe përveç që mbron nga sëmundjet e tjera, ky lëng menaxhon edhe sheqerin në gjak.

Edhe lëngu i boronicës së kuqe konsiderohet mjaft i shëndetshëm në përgjithësi pasi përmban vitaminë E dhe C. Përveç që u ndihmon diabetikëve, ai pastron edhe kanalet urinare duke parandaluar infeksionet.

Edhe lëngjet nga perimet janë opsion i mirë për diabetikët, sepse përmbajnë shumë vitamina e minerale.

Uji i arrës së kokosit njihet për aftësinë që ka për freskimin e trupit dhe përmban antioksidant. Ky lëng është i mirë për diabetikët si dhe mund të kombinohet me fara e fruta të ndryshme.