Gjashtë të lënduar në Lluzhan nga aksidenti mes autobusit dhe një veture

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Lluzhan.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ndërsa shtoi se aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture.

”Rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan.

Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar gjashtë persona të lënduar.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”.