Gjendet i vdekur një person në Suharekë

Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në Suharekë, në ora 09:28. Policia ka njoftuar se në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor, derisa rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë.