Gjimnazi “Sami Frashëri” kalon në mësim online

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë ka kaluar në skenarin C të mësimit.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se pas analizimit të situatës pas mungesës së mësimdhënësve dhe nxënësve të infektuar me COVID-19, është marrë ky vendim.

Mësimi në skenarin C do të fillojë nga data 22 deri më 31 janar.

Ndërkaq, prej 1 shkurtit parashihet që procesi mësimor të vazhdojë me prani fizike.