Guardiola lakmon sërish tripletën

Trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola beson se skuadra e tij sërish do ta fitojë tripletën.

‘Qytetarët’ pas fitores ndaj Lutonit (5-1) dhe ‘gafës’ së Liverpoolit e Arsenalit, tashmë kryesojnë tabelën në Premier league.

City tashmë është duke menduar për ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, derisa pas duelit me skuadrën ‘merenguese’, City do të luajë kundër Chelsea-s në gjysmëfinalen e FA Kupës.

 “Pasi fituam Premier League-n sezonin e kaluar, ne jemi ende duke luftuar në Premier League me 21 pikë të mbetura. Të mërkurën do të luajmë kundër Realit, me një shans për t’u kualifikuar në gjysmëfinale me të gjithë energjinë që do të sjellin tifozët tanë. Dhe në Kupën FA të shtunën e ardhshme kundër Chelseat, luajmë sërish një gjysmëfinale”, ka thënë Guardiola.

Ndeshja Man City-Real Madrid luhet të mërkurën prej orës 21:00.