Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me kandidatët e partisë për deputetë, ku është diskutuar organizimi dhe mobilizimi për zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka theksuar se PDK-ja është e gatshme të rikthejë stabilitetin politik dhe zhvillimin në vend.

“PDK është gati të kthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën. Vetëm të bashkuar, me kontributin e secilit, mund ta nxjerrim vendin nga kriza dhe stagnimi”, ka shkruar ai.
Hamza ka bërë thirrje për angazhim dhe unitet, duke theksuar se Kosova ka nevojë për një drejtim të ri politik dhe ekonomik.
“Është koha që Kosova të ecë përpara: me punë, me vizion, me dashuri për vendin dhe me më shumë kujdes, respekt e përkushtim për çdo qytetar të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Takimi i PDK-së vjen në prag të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ku partitë politike tashmë kanë nisur mobilizimin e strukturave dhe prezantimin e prioriteteve të tyre politike.