Ministria e Arsimit ka hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për vitin e ri shkollor, duke ftuar prindërit dhe kujdestarët e nxënësve të klasave 1 deri në 9 të aplikojnë përmes platformës eKosova.
Sipas njoftimit të ministrisë, aplikimi ka nisur më 27 korrik dhe do të mbetet i hapur deri më 9 gusht, duke u dhënë prindërve një afat dyjavor për të përfunduar procedurën.
Subvencionimi mbulon blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët, ndërsa mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit ose kujdestarit që aplikon.
Ministria u ka bërë thirrje prindërve që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar përmes platformës elektronike, në mënyrë që të përfitojnë mbështetjen financiare për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore para fillimit të vitit të ri shkollor.
Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)