Haradinaj: Kemi votat e mjaftueshme për inicimin e mocionit të mosbesimit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se e kanë numrin e nevojshëm të deputetëve për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Para gazetarëve ai tha se është i papranueshëm, sipas tij, eskalimi i fjalorit të kryeministrit ndaj aleatëve.

Kurti tutje u shpreh se një gjë e tillë e bën të vështirë rrugën përpara, për çka tha se kanë filluar pasojat.

“Mocioni është zgjidhja e duhur, është demokraci dhe kjo do të ishte me siguri e dobishme për gjithë spektrin politik, përfshirë edhe shumicën, për pozitën. Janë votat, opozita e ka numrin e nevojshëm për të iniciuar mocionin, por po ashtu ka plot deputetë në Kuvendin e Kosovës që nuk pajtojnë me këto tejkalimet e panevojshme të kryetarit të qeverisë”, deklaroi ai