Horoskopi 25 tetor 2023

Dashi-Gjithçka që ju nevojitet dhe gjithçka që dëshironi do ju vijë në momentin e duhur, kështu që nuk keni pse të shqetësoheni për gjërat që nuk mund t’i kontrolloni. Ajo që duhet të bëni është t’i jepni vetes mundësinë të besoni në të pamundurën dhe t’i besoni Universit. Do të ketë të tjerë përreth që mund të bashkëpunojnë me ju, kështu që do të jeni mirë. Një tendencë për të qenë tepër emocional mund të ndërhyjë në pothuajse çdo gjë që provoni. Besoni në energjinë e mrekullive.

Demi-Klima në jetën tuaj në çift do të jetë shumë e ngrohtë. Do të jeni shumë të përkujdesur për njeri-tjetrin dhe do të filloni të bëni plane për të ardhmen. Në ditët në vazhdim do jeni aq të zënë sa nuk do keni kohë as për veten tuaj. Financat do të jenë të favorshme, ndërsa duhet të reflektoni për çdo veprim.

Binjakët-Do të ndjeni një dëshirë të fortë që të shikoni në motivet e njerëzve të tjerë. Zakonisht jeni shumë të shqetësuar me çështjet tuaja, por në këtë rast duhet që të reflektoni më shumë. Keni nevojë që të diskutoni për disa çështje që mund të ketë problem personi i zemrës.

Gaforrja-Kjo është një ndër periudhat më të mira të vitit për ju kështu që mos e ktheni kokën pas. E djeshmja ka kaluar, vetëm e nesërmja ka rëndësi, dhe e nesërmja fillon tani.

Luani-Sot do të keni tendencën për të kritikuar gjithçka, ndaj bëni mirë që ta merrni shtruar e të mos e lini gojën të flasë para mendjes. Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen e dikujt, zgjidhni fjalët dhe mos u tregoni të drejtpërdrejt, përdorni pak ‘art’. 

Virgjëresha-Humori këtë mëngjes nuk do të jetë më i miri dhe do të jeni disi konfuzë. Mos merrni përsipër rreziqe pasi shanset për të qenë të suksesshëm janë të pakta. Jepini vetes pak kohë dhe përpiquni të relaksoheni.

Peshorja-Po sikur të largoheshit? Po sikur trajektorja e jetës suaj t’ju çonte në vende të ndryshme? Hëna e re në Akrep premton të ndihmojë në thellimin e  marrëdhënies së bukur të dashurisë që ju keni nisur. Si e tillë, kjo është një kohë për të dashur dhe për t’u dashuruar. T’i dorëzohesh alkimisë së dashurisë dhe të dish se ajo që është e jotja do të jetë gjithmonë e jotja, pa marrë parasysh çfarë.

Akrepi-Nuk duhet të mbylleni në vetvete vetëm sepse jeni zhgënjyer nga dikush. Ata që janë në një lidhje do të diskutojnë me partnerin për të ardhmen. Në lidhje me financat, situata do të jenë pozitive, por bëni kujdes dhe mos shpenzoni përtej limiteve.

Shigjetari-Është koha perfekte për të shfaqur disa nga ndjenjat tuaja më të thella dhe të paqëndrueshme. Mos tregoni gënjeshtra. Të vërtetat kanë për t’ju sjellë paqen.

Bricjapi-Nuk mund të jeni më i madhi dhe më i miri i të gjitha kohërave, kështu që edhe nëse ndiheni i demoralizuar sot, mos lejoni që të ndikojë në objektivat tuaja. Merrni kohën tuaj për t’u qetësuar.

Ujori-Dëgjoni atë që ju kundërshton më shumë sot, pasi këndvështrimi i tyre mund të jetë ndihmë më e madhe nga sa mendoni. Nëse rrethoheni nga njerëz që ju mbështesin në gjithçka, nuk do të keni asnjëlloj sfide. Dhe pa këtë të fundit, nuk do të mësoni kurrë të mbroni opinionet tuaja. 

Peshqit-Evitoni planet për të ardhmen, sot nuk është dita e duhur. Nga ana tjetër, jeta sentimentale shkon për mrekulli dhe do të ndiheni më të përmbushur se kurrë. Sa i përket punës, merrini gjërat shtruar dhe me qetësi për të evituar gabime.