Hoxhaj viziton babain e Thaçit: Rrnofsh sa malet, Kosova është me ty në këto orë të liga

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vizituar edhe Haxhi Thaçin, babain ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se figurat e mëdha si Hashim Thaçi edukohen dhe ngriten vetëm nga burra atdhetar.

“Figurat e mëdha si Hashim Thaçi edukohen dhe ngriten vetëm nga burra atdhetar. I tillë është Haxhi Thaçi, babai i presidentit Hashim Thaçi. Në një bashkëbisedim të ndjerë dhe krejt personal sonte me të, e falënderova nga zemra për gjithçka që i ka dhënë Kosovës. Rrnofsh sa malet baca Haxhi. Kosova është me ty në këto orë të liga!”, është shprehur Hoxhaj.