“Je më e mira” Elvana Gjata nuk nguron, ulet dhe përqafon fansin e ‘zjarrtë’ në mes të koncertit


Këngëtarja e Elvana Gjata, nuk ka nguruar të ndalojë në mes të koncerit dhe të përqafojë njërin nga fansat e saj.

Mes turmës, fansi i saj i “zjarrtë” dëgjohej teksa thërriste “je ma e mira”, gjë që e bëri Elvanën t’i dhurojë atij një përqafim.

“Hajde të përqafoj”, tha Elvana pasi dëgjoi fansin e saj.

Siç duket edhe në foto, këngëtarja është futur mes turmës për të përqafuar fansin, pa asnjë problem.

Edhe më herët, në rrjet kanë qarkulluar video të shumta sesi këngëtarja sillet me fansat e saj, duke mos i injoruar në asnjë moment.