Juventusi interesohet për De Gean

Juventusi ka shprehur interesim për portierin e Manchester Unitedit, spanjollin David De Gea. “Tuttosport” raporton të hënën se drejtuesit e Juventusit kanë nisur kontaktet me agjentin e portierit, të cilin po e shohin si përforcim të duhur për sezonin e ardhshëm.

De Gea ka kontratë me Unitedin deri në fund të këtij edicioni me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, por spanjolli është i gatshëm të largohet nga ekipi anglez. 31-vjeçari është pjesë e Unitedit prej vitit 2011 dhe këtë edicion ka tetë paraqitje në të gjitha garat.

Te Juventusi janë të gatshëm të bëjnë ofertë për De Gean, i cili do të ishte zëvendësim ideal për portierin Wojciech Szczesny që pritet të largohet nga Torino.