Kamioni e shkel për vdekje një këmbësor në Vushtrri, s’ndalet në vendngjarje

Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një kamion në Stanoc të Vushtrrisë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se kamioni që ishte i përfshirë në aksident nuk është ndalur në vend të ngjarjes.

“Nga informacionet e para dyshohet për aksident trafiku. Bëhet fjalë që një kamion e ka goditur një këmbësor dhe si pasojë e ka humbur jetën. Në bazë të informacioneve të para, kamioni nuk është ndalur në vend të ngjarjes”, tha Zahiti për Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se këto janë dyshimet që policia i ka ngritur në bazë të rrethanave dhe dëshmitarëve.