Kenzinjo godet me “Mllef” – dedikim për ish-shokët dhe një thumbim për ish-të dashurën

Këngëtari i ri Kenzinjo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Mllef”, një këngë që vjen me një tematikë të fortë dhe mesazhe të drejtpërdrejta.

Artisti ka zbuluar se kjo këngë është personale dhe e frymëzuar nga përvoja të tijat, duke e dedikuar për disa ish-shokë, por pa lënë anash edhe një mesazh për ish-të dashurën.

“Tekstin e këngës ‘Mllef’ e kam bërë vetë. Videoklipin e ka realizuar Kushtrim Rudari, ndërsa montazhin Lulzim Jakupi. Kënga ka një mesazh për disa ish-shokë të mi, por gjithashtu edhe për ish-të dashurën time”, ka thënë Kenzinjo për Gazeta Stop.

Projekti muzikor është realizuar në Radical Records dhe pritet të tërheqë vëmendje për stilin dhe mesazhin që përcjell.