Këto janë të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës, me ç’rast ka marrë disa vendime, raporton Gazeta Stop.

Në njoftimin e lëshuar për media, thuhet se janë marrë shtatë vendime.

Njoftimi i plotë i Qeverisë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin  e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/50 të datës 23 dhjetor 2021. 

Me ndryshimet dhe plotësimet e këtij vendimi, me qëllim të shmangies së vakumit juridik, mbesin në fuqi deri në nxjerrjen e akteve të reja nën ligjore apo plotësim/ndryshimet eventuale të legjislacionit primar, udhëzimet administrative si në vijim: 

1.         Udhëzimi Administrativ MMPHI Nr.11/2014 për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe; 

2.         Udhëzimi Administrativ Nr.03/2013 për Këshillin Zbatues dhe Monitorues;

3.         Udhëzimi Administrativ për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit dhe të Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit;

4.         Udhëzimi Administrativ 10/2011 për Regjistrimin dhe Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë;

5.         Udhëzimi Administrativ 12/2013 për Vendosjen e Banderolave në Produktet Medicinale;

6.         Udhëzimi Administrativ 15/2003 për Pagesat e Ekspertëve Profesionalë dhe Komisioneve Profesionale; dhe

7.         Udhëzimi Administrativ 13/2013 për Qarkulluesit me Shumicë për Produktet dhe Pajisjet Medicinale.