Kiana Kryeziu: E kënaqur që kam ndarë shtegun me idhujt e mi

Skitarja e Kosovës, Kiana Kryeziu është ndarë e kënaqur me paraqitjen e saj të parë në Lojërat Olimpik Dimërore. Kryeziu e përfundoi garën në sllallom të madh e 49-ta nga 82 garuese. Ajo ishte e fundit nga ato që e përfunduan garën, me 46 sekonda e 50 të qindtat prapa kampiones olimpike, suedezes, Sara Hector.

Kryeziu ka thënë se është e lumtur që ka ndarë shtegun me siç ka thënë ajo idhujt e saj.

“Gara ka qenë shumë e fortë. Niveli i garës ishte niveli më i lart që ekziston dhe vet fakti që kam qenë në garë me idhujt e mi dhe garueset më të mira të botës e ka bërë këtë garë edhe më të mirë se që ishte. Ka qenë një garë e vështirë dhe shumë sfiduese. Terreni ka qenë më sfidues. Jam shumë e kënaqur që kam arritur ta jap maksimumin pre vetes dhe kam dhënë maksimumin aq sa kam pasur eksperiencë dhe dijeni”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu është 17-vjeçare dhe për të ky ishte debutim në Lojërat Olimpike Dimërore.