Kompania Frutex 4 ditë pa rrymë

Kriza energjetike në Kosovë është duke shkaktuar probleme jashtzakonisht të medha edhe në bizneset e Kosovës.

Kompania Frutex, në një deklaratë për media,ka njoftuar se, tash e 4 ditë, jo vetem që ka reduktime disa orëshe por, edhe kur energjia elektrike kyçet, tensioni është shumë i ulët dhe për pasojë duhet të vazhdohet puna me gjenerator.

Aktvizimi i gjeneratorëve me kapacitet 1000 kW, sipas zyrtarve të saj e dhjetëfishon koston, por i rrezikon paisjet elektronike, si pasojë e mos perballimit të punës së gjatë 24 orëshe.

Prandaj, Frutex ka paralajmruar ngritjen e një padie kunder KEDS, për shkak të dëmeve të shkaktuara, në linjat prodhuese.