Konjufca mungon në seancën gjyqësore për gazlotsjellësin


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka munguar të mërkurën në seancën gjyqësore, në rastin në të cilin ai akuzohet për “hedhjen e gazlotsjellësit” në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit më 2016.

Avokatja e Konjufcës, Arbnora Zeqiri, ka thënë se si nuk ka qasje në rrjet.

I pranishëm është dëshmitari Sabri Hamiti, ish-nënkryetar i Kuvendit. Hamiti është ankuar në Gjykatë për vonesa në zgjidhjen e këtij rastit. Ai ka thënë se edhe ftesën nuk e ka marrë se si duhet.

Konjufca në këtë rast akuzohet për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.