Kosova dhe Shqipëria edhe me një marrëveshje ekonomike dhe Turistike

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), me Organizatën Turistike të Restoranteve Bujtinave Shqiptare, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet këtyre organizmave nën moton,Bashkë për Vlerat e Shqiptarisë.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve,tha se kjo marrëveshje e bashkëpunimit do ta dërgon Kosovën edhe më afër bashkpunimit më tregun e Shqipërisë më të gjithë afaristet e kësaj ane në ngritjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit, tregtisë,e mbi të gjitha promovimin e prodhimeve vendore të dy vendeve dhe njëkohësisht të rriten shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve tona.

Përmes kësaj marrëveshje, do të jemi ata të cilët do ti ofrojmë afaristëve kosovarë që produktet e tyre të cilat prodhohen në territorin e Kosovës, të ju mundësojmë që të lidhen me afaristët e Shqipërisë për shitblerje më së afërmi dhe anasjelltas. I thërras të gjithë bizneset kosovare që të ofrohen pranë bizneseve Shqiperise që të lidhin kontrata që produktet e tyre në secilën sferë, të bashkëpunojnë dhe po ashtu bizneset e shqiperisë te sjellin produktet e tyre ne tregun e Kosovës sepse vetem të bashkuar si dy shtete duke mbeshtetur produktet tona shqipetare do jemi më të fort dhe më të zhvilluar si shtete e si komb ndaj konkurrencë së ashpër nga vende e zhvilluara në tregjet të dy shteteve tona.

Z.Kujtim Dervishi Kryetari i Organizatës më të madhe të Shqipëris Turistike e Restoranteve Bujtinave Shqiptare, deklaroi se marrveshja e bashkëpunimit midis Organizatës Restoranteve Bujtinave shqiptare dhe Aleancës Kosovare të Biznesit, që po nënshkruajmë në Tiranë, është preludi i një pune të gjatë të këtyre dy organizatave.

Tani këto dy organizata nisin një rrugë bashkëpunimi dhe mbështetje reciproke,
në interes të sipërmarrjeve tona, nën moton, Bashkë për Vlerat e Shqiptarisë !

Marrveshjen e përshëndeti edhe Ministria e Buqësisë Shqipërisë, Zj.Frida KRIFCA, pjesmarrëse në këtë event me rëndësi të veçantë, për organizatat tona .
Ne besojmë se marrveshjet e tilla, ndërtojnë ura komunikimi dhe risin bashkëpunimin.
Ato strukturojnë modele efikase për ekonomitë e vendeve tona por edhe më tej…
Tani na duhet të punojmë fortë për ti materializuar ato dhe vënë në funksion e interes të antarsive tona.
Po ashtu më rastin e nenshkrumit të kësaj marreveshje ishin prezent ,z.Andi SEFERI , zv.Kryetar i Bashkisë Tiranë ,z.Arben TAFAJ , Kryetar i Shoqatës Tirana ,z. Afrim TEJECI, Kryetar I Dhomes Kombetare te Biznesit Prizren

Pas nënshkrimit , në shenje respekti u be ndarja e tortes e përgatitur dhe nje shporte me fruta ku spikaten elementet e te dy vendeve Shqiperi – Kosove.

Pas takimit , te ftuarit vizituan qendren e formimit profesional NEW GENERATION , e drejtuar nga familja Tafaj.Qendra e pare turistike “ Panorama Dajt” mirepriti per dreke te gjithe te ftuarit, te cilet shijuan gatimet speciale më produkte shqiptare.

Në fund , u trajtuan tema te ndryshme, shqetesimet , problematikat si edhe sugjerime per mirefunksionimin e mire te strukturave, qe rrit dhe forcon pozitat e shoqates,nderton ura komunikimi dhe bashkepunimi me Shqiperise dhe Kosoves.
Turizmi i qendrueshem fillon nga ne!