Kosova nuk ia del në Spanjë

Ndeshja kualifikuese për botërorin “Katari 2022” ndërmjet Spanjës dhe Kosovës është mbyllur me rezultatin 3:1.

Spanja ka dominuar gjithë ndeshjen e luajtur në Sevilla, por edhe Kosova pati momentet e saj, sidomos nëpërmjet Lirim Kastratit në minutën e 61-të dhe 88-të, kur u gjet në mundësi të mira shënimi.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Besar Halimi. Ai realizoi me një goditje nga rreth 40 metra duke e shfrytëzuar daljen e portierit spanjoll Unai Simon.

Për Spanjën shënuan Daniel Olmo (34’), Ferran Torres (36’) dhe Gerard Moreno (75’).

Pas dy ndeshje në kuadër të Grupit B kualifikues, Kosova nuk ka asnjë pikë, derisa Spanja ka zhvilluar tri ndeshje dhe ka mbledhur 7 pikë.

Kosova humbi edhe ndaj Suedisë në Prishtinë katër ditë më parë. Pjesë e grupit janë edhe Greqia e Gjeorgjia.