Kosova sot pranon Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian

Sot, Republika e Kosovës do ta pranojë Raportin e Progresit, të përgatitur nga Komisioni Evropian.

Sipas njoftimit për media, dokumenti do t’i dorëzohet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Ceremonia e dorëzimit do të mbahet në orën 17:45, pas së cilës Kurti dhe Orav do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku do të paraqiten gjetjet dhe vlerësimet kryesore të raportit.

Sipas draft-raportit të publikuar dje, përparimi i Kosovës në agjendën evropiane është penguar nga përçarjet politike të brendshme dhe ngërçi pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndonëse vlerësohet se vendi mbetet i përkushtuar në rrugën e integrimeve evropiane, me niveli të lartë të mbështetjes publike për BE-në.

https://www.gazetastop.com/ Gazeta Stop – Ndalo për lajmin e parë!