Kosto e jetesës në rritje, kërkohet rritja e koeficientit të pagave

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, ka deklaruar se pagesa e 13-të për zyrtarët publikë do të përbënte një stimul të rëndësishëm për punonjësit e administratës, duke marrë parasysh situatën aktuale ekonomike.

“Duke e parë situatën në cilën jemi, kjo pagë do të ishte një stimul për ta. Padyshim, kërkesa jonë substanciale është rritja e vlerës së koeficientit, sepse, siç e dini, nuk është ndryshuar koeficienti nga atëherë, por duhet rritur vlera e tij duke marrë parasysh rritjen e inflacionit”, ka theksuar Gashi.

Sindikata e Pavarur e Administratës nënvizon se, përveç pagës së 13-të, rritja e koeficientit është një kërkesë thelbësore për përmirësimin e gjendjes financiare të zyrtarëve publikë.