Krasniqi fton Albin Kirtin të shkojnë bashkë në veri e t’i ndalë propagandat nga Prishtina

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kirti që t’i ndalë propagandat e lojërat nga Prishtina por të shkojnë bashkë të futen në ndërtesat e komunave në veri të vendit.

“Masi po insiston, Kryeministër, që duhet me shku kryetarët në ndërtesat komunale në pjesën veriore të Kosovës, a mundesh me na tregu pse nuk po shkon ti? Hajde shkojmë unë edhe ti. Po hyjmë bashkë në ndërtesat komunale. Lehtë e ke ti prej Prishtinës, hajde shkojmë bashkë në veri”, tha Krasniqi.