Kriza me naftë. A do të shtrenjtohen çmimet? Flet kryetari i naftëtarëve

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani në një prononcim për Insajderin ka treguar rreth çmimeve të naftës në Kosovë.

Çmimet e derivateve të naftës janë rritur në të gjitha vendet e rajonit dhe vala e fundit e rritjes së çmimeve nuk e ka anashkaluar as vendin tonë.

Në pikat e ndryshme të karburanteve në Kosovë çmimet e karburanteve po sillen prej 1.40 euro deri në 1.52 euro.

“Një litër Dizel në pompat e benzinës në Kosovë kushton nga 1.50 euro deri në 1.52 euro, ndërsa një litër Benzinë kushton nga 1.40 euro deri në 1.42 euro” ka thënë kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani.

Së fundmi çmimet në Kosovë dhe rajon janë rritur për të gjitha llojet e karburanteve.