Kryesia vendos për tri seanca plenare, nesër e para

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për caktimin e tri seancave plenare.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, bëri të ditur se seanca e parë me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara do të jetë nesër në orën 13:00.

Ndërsa këtë të enjte do të jetë seanca e re plenare. Në këtë seancë është vendosur të shqyrtohet Projektligji për Fondet Pensionale, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Më 23 qershor, javën e ardhshme, është vendosur të mbahet seanca e tretë plenare.