Kurti dhe Ashton diskutuan për politikën, çështjet evropiane dhe rajonale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë u takua me ish- Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Baroneshën Catherine Ashton.

Në darkën e shtruar nga ai, kryeministri Kurti dhe Baronesha Ashton diskutuan për politikën dhe çështjet evropiane, përfshirë edhe ato rajonale.

Kryeministri nënvizoi se edhe sot, ndonëse rolet e tyre janë të ndryshëm në krahasim me dhjetë vjet më parë, shumë çështje me të cilat përballemi janë të njejta.