Sunny Hill Festival

Kurti: Kosova vendi më pro-evropian, por edhe më i izoluari

Kryeministri Albin Kurti, tha se të hënën, më 18 korrik, u mbushën 4 vjet qëkur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Kurti shkroi në Twitter se Kosova është vendi më demokratik dhe më pro Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, por që ka mbetur më i izoluari.

“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, tha Kurti.

Në takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, të zhvilluar gjatë këtij maji, Kurti i kërkoi Gjermanisë ta ndihmojë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

“Nga Scholz kërkova që Gjermania ta shtyjë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Në korrik bëhen katër vite prej që Komisioni evropian ka propozuar liberalizimin e vizave për herë të dytë”, ka deklaruar Kurti.