Sot, duke filluar nga ora 12:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës do të mbahet konferencë për media lidhur me shpalosjen e Pakos për Mbeturinat nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të prezantohen masat dhe politikat e reja që kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe avancimin e mbrojtjes së mjedisit në vend.
Pritet që përfaqësues të ministrisë të japin detaje rreth përmbajtjes së pakos, zbatimit të saj dhe ndikimit që do të ketë në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.
Në konferencë janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues të mediave dhe palë të tjera të interesuara.