Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka dalë me një sqarim lidhur me votuesit e regjistruar për votim me postë për zgjedhjet e 7 qershorit.
KQZ ka bërë me dije se ka përgatitur pakon me fletëvotim për secilin votues të regjistruar që gjatë regjistrimit ka përzgjedhur këtë mënyrë votimi dhe se deri tash një numër i madh i tyre janë pranuar nga posta dhe do të dërgohen nëpër adresa ditëve në vijim.
KQZ ka sqaruar votuesit e regjistruar që janë duke pranuar sms ose e-mail nga DHL ku njoftohen se çdo pako ka një kod gjurmimi, përmes së cilit votuesi mund ta përcjellë vendndodhjen e dërgesës.
“Gjithashtu, njoftimi i përcjellë nga operatori ekonomik, u jep mundësi votuesve që të përzgjedhin ta pranojnë dërgesën në adresën e tyre apo ta tërheqin personalisht në pikën më të afërt të DHL”, përfundon njoftimi.