Kurti në Iowa: Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s, ShBA-së dhe BE-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajorin Benjamin J. Corell.

Kurti ka kërkuar nga nikoqiri që mbështetja për ngritjen profesionale të FSK-së të vazhdojë me të njëjtin ritëm sikur që ka ndodhur për dhjetë vjetët e fundit.

“Synimi ynë është të kemi Forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese në mbrojtje të vendit dhe të jetë e ndërveprueshme me partnerët dhe aleatët në ruajtjen e paqes në botë”, është shprehur Kurti, transmeton KlanKosova.tv.

Lidhur me situatën e sigurisë në Evropë, pas agresionit dhe invazionit të Rusisë në Ukrainë, kryeministri tha se Kosova është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri në rajon dhe nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s, SHBA-së dhe BE-së.