Kurti: Objektet e komunës janë pronë e Republikës

Në takimin e me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se kryetarët e komunave të zgjedhur në veri duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë këtij takimi, Kurti ka njoftuar komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës, përcjell teve1.info

Sipas kryeministrit Kurti, objektet e komunës në veri janë pronë e Republikës.

“Kryeministri Kurti theksoi se kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa. Gjithashtu, kryeministri Kurti e njoftoi komandantinRistuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim. Kryeministri theksoi se objektet e komunës janë pronë e Republikës”, bëhet e ditur në njoftim.